Si po qarkullojnë fotomontazhe në rrjetet sociale në Maqedoni për të provokuar situatën?


Fotografi të dhunshme me fytyra të qepura dhe të dhunuara prej mbrëmë po qarkullojnë në rrjetet sociale duke provokuar se këto janë viktima të dhunës policore gjatë protestës së mbajtur mbrëmë në Shkup.

INA ka siguruar dy fotografi ku shihet se si janë montuar dhe se bëhet fjalë për raste të ndodhura në vende tjera, por që janë improvizuar se kanë ndodhur në protestën e mbrëmshme në Shkup. Në fotografi shihen gra dhe një e moshuar, që gjoja janë lënduar nga ndërhyrja e policisë.

MPB ka theksuar për INA se gjithçka do të hetohet përfshirë edhe këto raste që nxisin urrejtje dhe thirrje për dhunë, derisa ekipet policore mbrëmë siç u tha në komunikatë kanë parandaluar një grup që të hyjë në Kuvend.

Disa profile dhe forume maqedonase në rrjetet sociale, kryesisht në facebook dhe instagram kanë lansuar këto fotografi të montuara dhe shpifëse, duke bërë thirrje që të gjithë qytetarët të dalin në rrugë dhe të mbrojnë vendin.