Si do të duket regjistrimi i veturave pas ndryshimit të emrit të Maqedonisë?

Në Maqedoni do të ketë disa ndryshime në të ardhmen për të respektuar nenet e marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit.

Dokumentet e qytetarëve, emri zyrtar në hartat ndërkombëtare dhe çdo gjë që është zyrtare në vend do të merr emër tjetër: Republika e Maqedonisë së veriut, Republic of North Macedonia ose Република Северна Македонија. Shkurtimisht vendi do të quhet Maqedonia e veriut, duke anashkaluar Republika për përdorime të shkurtëra.

Tek regjistrimi i veturave në vend të MK do të përdore NM ose NMK që është shkurtesë për North Macedonia.
“Kodi i vendit në targat e regjistrimit të automjeteve të Palës së dytë do të jetë NM ose NMK. Për të gjitha qëllimet tjera, kodi i vendit mbetet MK dhe MKD, siç është e përcaktuar zyrtarisht nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO)” thuhet në Nenin 1, pika d) e marrëveshjes mes dy shteteve.

Pas ndryshimit të emrit të gjithë dokumente zyrtare do të duhet të ndryshohen, përfshirë këtu edhe pasaportat e qytetarëve.

Me këto ndryshime duhet të përfshihen edhe ndryshimet kushtetuese.