“Shuplakat”, edhe një i akuzuar pranon fajin


I akuzuari i parë në rastin “Shuplakat”, Jordan Ristevski, përpara se gjykatësi ta anulojë seancën gjyqësore për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve, ka kërkuar fjalë nga gjykatësi dhe e ka pranuar fajin.

“Pas seancës së fundit, pasi që i pash veprat për të cilat akuzohem, dua të them se e pranoj veprën e kryer dhe ndjej pendesë të thellë”, tha Ristevski.

Pas kësaj, avokati i tij, Boro Ristevski ia ka mohuar autorizimin, duke thënë se, nuk mundet që të përfaqësojë njëkohësisht të akuzuar që nuk e pranojnë fajin dhe të akuzuar që e pranon fajin.

Për momentin, gjykatësi është tërhequr që të vendos nëse do të vazhdojë seanca për të në procedurë të ndarë ose do të caktohet seancë e re. Gjykimi për të akuzuarit tjerë sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë më 7 dhjetor.

Përpara Ristevskit, për ratin e njëjtë fajin e ka pranuar edhe Tomsillav Llazarov, i cili u dënua me 6 muaj burg me kusht.

sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, të akuzuarit, kanë nxitur dhe ka organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstandini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.

Në mes të akuzuarve për rastin “Shuplakat” janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja, Daniella Rangellove dhe dhjetëra persona tjerë.