Shumica parlamentare mund të rritet deri në 70 deputetë


Mbështetja për ligjet reformuese dhe aspiratat euroatlantike e afrojnë shumicën parlamentare deri në mbështetje të mundshme prej 70 deputetësh. Partitë nga radhët e opozitës një periudhë të caktuar shprehin interesim të mbështesin dhe zgjerojnë shumicën parlamentare.
BESA dhe PDSH janë dy partitë opozitare që mund të bëhen pjesë e shumicës parlamentare, me qëllim të përkrahen reformat e proceseve integruese. BESA veçmë ka filluar negociatat në atë temë, njofton Dojçe Vele.

Kryeministri Zoran Zaev dje takoi kryetarin e BESËS, (krahu i Shkupit) Afrim Gashi ku është shqyrtuar mundësia e zgjerimit të koalicionit qeveritarë dhe forcimi i shumicës parlamentare. Për këtë Gashi e Zaev kanë ranë dakord që gjatë këtij muaji përfaqësues të të dyja subjekteve politike të zhvillojnë negociata. Gashi, madje u shpreh se ai dhe subjekti i tij kanë gatishmëri për të ndihmuar këtë proces.

Por, nuk përjashtohet mundësia në shumicën qeveritare të futet edhe PDSH e Menduh Thaçit. Burime të shumicës si një nga sinjalet për këtë përmendin faktin se BDI ende nuk propozon ministër të ri për investime të huaja, pozicion që mbetet vakant pasi Ramiz Merko u zgjodh kryetar i Strugës, transmeton Medial.mk.

Nëse BESA hyn në koalicion, sipas të njëjtave burime, ajo do merrte resor konkret, ndërsa të hapura janë edhe pozicionet kadrovike pas largimit të ASH-së së Ziadin Selës. Në këto ndryshime eventuale tani për tani nuk përmend Aleanca./Gazeta Express/