Shtyhet zgjedhja e kryetarëve të Prokurorive, 17 pozita mbeten bosh


Këshilli i Prokurorëve Publik edhe sot nuk ka zgjedhur kryetarët e Prokurorive në Maqedoni. Seanca u shty për të mërkurën e ardhshme, ndërsa 17 pozita mbeten bosh. Disa prej tyre janë në Prokurorinë e Lartë Publike, si dhe pozita drejtuese në Prokurorinë e Shkupit dhe Prokurorinë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsion. Këshilli kërkoi informata shtesë për kandidatët e paraqitur.

“Seanca u shty sepse anëtarët e këshillit, duke pasur parasysh numrin e kandidatëve të paraqitur për procedurën e zgjedhjes së prokurorëve publikë dhe duke pasur parasysh kontrollet e nevojshme, duhet të merren edhe disa të dhëna shtesë që janë relevante për marrjen e një vendimi për zgjedhjen e prokurorëve”, tha Kole Shteriev, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik./Alsat-m/