Shtrenjtohet benzina dhe dizeli

Prej sonte në mesnatë benzina do të rritet për 0.50 denarë, ndërsa çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për 1 denarë.

Sipas vendimit të Komisioni Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të arrijë 68 denarë, e Eurosuperit BS-98 do të jetë 69,50 denarë, i Eurodiseli do të shitet me çmim prej 60 denarë për litër ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëritë për 48,50 denarë.