Shtesa për fëmijën e tretë do të transformohet


Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska mohon shfuqizimin e shtesës për fëmijën e tretë, por thotë se e njëjta do të transformohet në një paketë sociale e cila do të ketë vlerën më të lartë se shuma e deritanishme. Në emisionin “Rruga drejt” që do të transmetohet sonte në orën 20:40 në Alsat, Carovska ka theksuar se të drejtën për shtesën momentale për fëmijën e tretë do të mund ta shfrytëzojnë të gjitha gratë të cilat fëmijën e tretë të tyre do ta lindin deri në muajin tetor të vitit 2019.