Shqiptari thikë shqiptarit në burgun grek


Dy shqiptarë u përleshën mes tyre në burgun grek dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në burgun Domokos, në Greqi.

Dy shqiptarët, respektivisht 47 dhe 27 vjeç, u përleshën me njëri-tjetrin me thika të improvizuara. 47-vjeçari mbërriti në spital në Lamia i plagosur rëndë, ndërsa 27 – vjeçari mori lëndime të lehta.

I riu, pas kujdesit mjekësor u kthye në burg, ndërsa 47 – vjeçari mbetet i shtruar në spital.