Shqiptarët, faktor kyç në përcaktimin Euro-Atlantik të Ballkanit perendimorë!


Flakron Bexheti

Ballkanin perëndimor, në terminologjinë euro-integruese e përbëjnë pothuajse të gjitha Republikat e ish Jugosllavisë, përjashtruar Slloveninë, përfshirë Shqipërinë.

Kjo kthesë ideologjike, për dy dekada, ka definuar edhe orientimin e saj politik, kuptohet me vështërësi dhe me nje “luftë” të heshtur mes shteteve të perëndimit, të SHBA-ve dhe Rusisë, e nëpërmjet Sërbisë ka kultivuar ndikim e saj në ballkan. Në mes këtyre dy ndikimeve, shqiptarët kanë qenë aleati më fuqishëm i BE dhe NATO-s, në Ballkanin Perëndimor, edhe ate në katër shtete: Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Nëqoftëse ju kujtohet referendumi i Malit të Zi, për tu pavarësuar nga Sërbia, kishte një diferencë të vogël, për ta kaluar cenzusin gjithë popullor, me vetëm 55.4 %. Merita të pakontestueshme, për ta vendosur kahjen evropiane të Malit tē Zi, për ta ndarë ate nga Sërbia, përveç popullatës Malezase, kishin shqiptarët e Malit të Zi, të cilët krijuan cenzusin dhe verdikti i tyre ishte përfundimtar për shkëputje nga Serbia, duke hapur rrugë të shpejt, që Mali i Zi, të shkëputet nga Sërbia dhe Rusia, dhe të bëhet pjesë e NATO-s, dhe shtet kandidat për tu integruar në BE.

Sot, Maqedonia gjithashtu përballet me sfidën integruese për në BE dhe NATO, dhe me nje kthese të madhe, te ndrimit të Qeverise, po hapet shpresa Euro-integruese e qytetarëve të saj, pas nënshkrimit të Marrëveshjes mes Qeverise maqedonase dhe asaj Greke, për zgjedhjen e kontestit të emrit. Megjithate, kjo marrëveshje do të duhet ti nënshtrohet një referendumi gjith popullor, dhe qytetarët e Maqedonisë do të duhet ta japin fjalën e fundit. Edhe pse ka një kohezion te brendshëm per tu integruar Maqedonia në BE dhe NATO, megjithate ekziston ndarje e theksuar mes popullatës maqedonase per ndrimin e emrit kushtetues nga Republika e Maqedonisë në atë Republika e Maqedonisë së Veriut, ku opozita maqedonase ka paralajmëruar so do votojë kundër këtij emërtimi i cili përfundimisht do e hiqte bllokadën e vetos Greke, qe Maqedonia të antarësohet në NATO dhe BE.

Ëdhë këtë dilemë politike, shqiptarët me votën e tyre PRO, në Referendum për ndërimin e emrit sipas gjitha gjasave do ta arijnë cenzusin duke e bërë atë referendum pro zgjedhjes së emrit që do të thot edhe integrimin e pakontestueshëm në BE dhe NATO.

Shqipëria që tani më është shtet i barabartë i NATO-s, dhe në pritje të përcaktimit të datës për bisedime me BE për tu antarësuar, tanimë pas integrimit të Kroacisë në BE dhe NATO, është lider i Ballkanit perëndimor, dhe po jeo kontribut të jashtëzakonshëm në gjithë rajonin, sidomos duke lobuar për Kosovën e cila gjithashtu në është në përmbushje të detyrimeve te dala nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim si dhe Nënshkrimi i marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Brukselit, me qellim qe edhe Kosova edhe Sërbia, ti lëvizin proceset eurointegruese me dinamikë më të shpejtë.

Faktori shqiptar, në ballkanin përëndimor pa dyshim së ka patur rol kyç në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit, megjithate ka patur edhe nje rol tjetër duke i bërë ballë Rusisë dhe Sërbisë, për të instaluar një ideologji dhe politikë që do ti kundërvihej vlerave perëndimore, BE dhe NATO-s.

Shqiptarët në Ballkan edhe pse të ndarë në tre shtete, ata, kanë patur rol kyç në përcaktimin euro-integrues, andaj meritojnë një qasje mirnjohëhese nga fuqitë e mëdha politike, sepse interesi gjeostrategjik i shteteve te BE dhe SHBA, do ishte i pamundur pa shqiptarët, dhe orientimi politik, do ishte vënë në pikëpyetje së bashku me aspektin e sigurisë dhe zhvillimit rajonal të Ballkanit perëndimor.