Shqipëria e shkarkoi Panuçin

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Kristian Panuçin, pas humbjes së Shqipërisë 0-2 në “Loro Boriçi” nga Turqia.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Panuçi. E falenderojmë trajnerin Panuçi për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Federata Shqiptare e Futbollit gjithashtu bëri të ditur se “ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorës në udhëtim do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”, shkruan Gazeta Ekspres.

Shkarkimi i Panuçit erdhi disa orë pas humbjes në “Loro Boriçi” nga Turqia, në ndeshjen e parë eliminatore për “Euro 2020”.