Shqipëria bëhet vendi i parë në botë që shkatërron armët kimike, projekti mbyllet me sukses


Shqipëria për shkatërrimin e armëve kimike realizoi projektin e parë të rëndësishëm, që pas daljes nga blloku komunist, si aleat i Bashkimi Sovjetik.
AECOM ndihmoi Shqipërinë që të bëhet vendi i parë në botë për të shkatërruar rezervën e deklaruar të armëve kimike.

Projekti ishte pjesë e Programit të Reduktimit të Kërcënimeve mbi Mbrojtjes (DTRA).

Zona e projektit ishte e vendosur në një zonë të largët dhe të pazhvilluar jashtë kryeqytetit të Tiranës. Kjo zonë nuk kishte infrastrukturë, duke bërë që AECOM të furnizonte me energji, ujë, kontroll të shkarkimit, zgjerimin e rrugëve dhe të kujdesej mbi komunikimet e duhura mbi rrjetin e zinxhirit furnizues.

Një plan pune, duke përfshirë sigurinë dhe kontrollet mjedisore, u zhvillua në katër gjuhë – anglisht, shqip, italisht dhe gjermanisht. Projekti AECOM përfshinte një fuqi punëtore dhe nënkontraktorë nga Amerika, Gjermania, Shqipëria, Italia, Republika e Maqedonisë, Mbretëria e Bashkuar dhe Greqia.

Përpunimi, prishja e objekteve dhe demobilizimi nga Shqipëria u përfunduan përpara afatit dhe brenda buxhetit që lejon DTRA. Shqipërinë plotëson kështu një nga kërkesat që mbështesin përpjekjet e saj për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Marrë nga AECOM, kompania që zbatoi projektin