Shpat Kasapi, pjesë e kryesisë të LSDM-së, dega Tetovë?


Në radhët e LSDM tashmë përveç atyre që kanë teseren partiake dhe shfrytëzojnë poste e benefite politike dhe institucionale, duke qenë deputetë, ministra e drejtorë, janë edhe këngëtarë dhe personalitete të tjera të jetës publike.

Mes tyre është edhe Shpat Kasapi, këngëtari tetovar, i cili mbrëmë ka qenë pjesë e kuvendit zgjedhor të LSDM-së në Tetovë.

Ai ka qenë në radhë të parë të mbledhjes së Kuvendit dhe se siç mësohet është emëruar pjesë e kryesisë dhe kuvendit zgjedhor të kësaj dege.

Siç dihet nëna e Shpat Kasapit është deputetja nga radhët e LSDM-së, Gjylymsere Kasapi, e cila po ashtu është pjesë e strukturave të larta partiake.

INA mëson se edhe emra të tjerë të personaliteteve publike sidomos këngëtarë e aktorë janë pjesë e LSDM.