Shpallja e referendumit, propozim vendimi ende nuk është finalizuar


Propozim vendimi për shpalljen e referendumit ende nuk është finalizuar, kjo për shkak se shumica parlamentare ende pret qëndrim përfundimtar nga VMRO-DPMNE-ja, raporton Portalb.mk.

“Propozim vendimi për shpalljen e referendumit ende nuk është finalizuar. Presim qëndrim përfundimtar nga opozita”, tha për Portalbmk, koordinatori i grupit parlamentar i LSDM-së, Tomisllav Tuntev.

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë poashtu thanë se propozimi ende nuk është dorëzuar tek ata, për këtë arsye nuk mund të caktohet seanca për referendumin.