Shkupi përkujton 55 vjetorin e tërmetit katastrofal


Vetëm 23 vjeçar, nën preokupimin e frikës dhe panikës, 78 vjeçari nga Shkupi, tregon për kujtimet e hidhura, nga termeti shkatërrues, i vitit 1963. Ai thotë se të gjendur në atë situatë që fjalët e njeriut thjeshtë nuk mund ta përshkruajnë, uron që e njejta të mos përsëritet asnjëherë. Shtëpi që i shihnin se si po rrënoheshin, njerëz që kishin mbetur rrugëve dhe fëmijë që qanin e bërtisnin, është përshkrimi i vetëm si që ai mund të bëjë.

78 vjeçari nga Shkupi

“Atëherë ish shumë frikë e madhe. Njerëzit patën dalur nga shtëpitë. Shtëpitë ishin gati të rrëzoheshin. Ishte panik e madhe, kush mundej ikte në fshat. Ne mbetëm rrugëve, nuk guxonim të hynim nëpër shtëpi. Shtëpitë shumica ishin prishur që i kishim të vjetra. Kam qenë 23 vjeçar. Me fëmijët, shkuam pastaj në fshat sepse këtu nuk kishim ku të rrinim”.

Shkupi sot shënon 55 vjetorin e tërmeti t me aktivitete të ndryshme. Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, deklaroi se dita e sotme është një ditë e pikëlluar për Shkupin, megjithatë shënon frymën e një qyteti të ri, i cili si pasojë e tërmetit u shndërrua në qendër të humanitetit botëror. Shilegov tha se tërmeti katastrofal që goditi Shkupin, nxorri në pah humanitetin e kombeve të botës, meqë 88 shtete të ndryshme kanë lënë gjurmët e tyre humanitare në rindërtimin e kryeqytetit.

Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit

“Kjo e bën Shkupin të vetmin qytet në botë me karakter të tillë, por kjo njëkohësisht paraqet një trashëgimi serioze për gjeneratat e tanishme që fillimisht të kujdesemi për sigurinë e asaj që ndërtohet në qytet, dhe së dyti, që në raste të ngjashme kudo në botë ne si shkupjanë, e kemi obligim të zgjasim dorën e ndihmës për secilin që do të përballet me fatkeqësi të tillë”.

Zyrtarë shterërorë, ambasadorë të huaj dhe organizata të ndryshme me prefiks humanitar, në një ceremoni të organizuar vendosën kurora lulesh në varrezat e qytetit në Butel para Monumentit të viktimave të tërmetit i cili ndodhi më 26 korrik në vitin 1963. Edhe Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit tradicionalisht organizon aksion për dhurimin e gjakut në shenjë përkujtimi të tërmetit katastrofal në Shkup, por dhe në shenjë të solidaritetit dhe humanitetit ndaj bashkëqytetarëve tanë.

Në orën 5:17 minuta, më 26 korrik të vitit 1963 Shkupi u zgjua nga një tërmet katastrofik, fuqia e të cilit ishte nëntë ballë sipas shkallës së Merkalievit ose gjashtë sipas shkallës së Rihterit me epiqendër në sheshin “Maqedonia. Gjatë kësaj fatkeqësie natyrore, humbën jetën 1.070 persona, ndërsa 3.000 të tjerë u lënduan. Gjithashtu, u shkatërruan 15.800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28.000 të tjera. Ndërkaq, mbi 200.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë. /SHENJA/