Shkupi dëshiron që Kasami të mbetet kryetar i Lëvizjes Besa


Pas vendimit të organeve partiake të Lëvizjes Besa për caktimin e datës të Kongresit të pari i cili pritet të mbahet më 24 Shkurt të vitit të ardhëshëm, kanë filluar edhe pregatitjet e strukturave në partiake në teren.

Burime partiake brenda Lëvizjes Besa për TetovaPress, theksojnë se kryetari i deritanishëm Bilall Kasami gëzon mbështetjen më të madhe për të udhëhequr këtë subjekt edhe pas kongresit. Sipas po të njejtave burime theksohet se gumbullimi më i madh i votave nga zgjedhjet e kaluara ka qene pikërisht në Tetovë dhe komunat e Pollogut edhe përkundër faktit që njerëz të afërt me Lëvizjen Besa por edhe funksionarë të lartë partiak në prag të zgjedhjeve lokale merrnin pjesë në tubimet e partive të tjera, konkretisht në Konventën e PDSH-së dhe përkundër kësaj Bilall Kasami arritit të bën grumbullimin më të madh të votave për Lëvizjen Besa.

“Kryetari Bilall Kasami gëzon mbështetjen apsolute në strukturat partiake, përfshirë këtu edhe një pjesë të madhe të strukturave që vijnë nga Çairi, dhe kjo e bën atë të pakontestueshëm për postin e kryetarit të partisë” theksoi një funksionar i lartë i Lëvizjes Besa.

Përndryshe, në mbledhjen e fundit të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa u vendos data e mbajtjes të kongresit të parë si dhe janë diskutuar modalitetet për shpalljen e zgjedhjeve brenda partiake që duhet të rrumbullaksohen deri më 24 Shkurt 2018 kur është i paraparë edhe Kongresi i parë i kësaj partie!