Shkup: Kurc vjen në Maqedoni para referendumit


Kancelari Austriak Sebastian Kurc, shtet që aktualisht kryeson me Bashkimin Evropian, më 7 shtator, tre javë para mbajtjes së referendumit do ta vizitojë Maqedoninë.

Vizita e Kurcit në Maqedoni më 7 shtator, tre javë para mbajtjes së referendumit, vjen pas ftesës që kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ia ka bërë të njëjtit dhe shumë kryeministrave tjerë të Evropës, që të gjitha priten të realizohen para referendumit që mbahet më 30 shtator ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jenë për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Në takimin e fundit Kurc – Zaev që u realizua në Vjenë, në fund të qershorit, Kurc apeloi deri te qytetarët e Maqedpnis që në referendum të votojnë “për” emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

“Marrëveshja me Greqinë për emrin është një përparim në procesin e afrimit të Maqedonisë me BE-në”, pati deklaruar Kurc, duke theksuar se BE-ja nuk është e plotë, pa integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Për mediat austriake, Kurc ka paralajmëruar se temë diskutimi në takimin me Zaevin do të jetë realizimi i Planit të Skriningit.

Kurc, deri sa kryente funksionin ministër i Punëve të Jashtme i Austrisë, në kohën kur VMRO-DPMNE-ja ishte në pushtet, është parë i pranishëm në mitingut përmbyllës të VMRO-së që u mbajt për zgjedhjet parlamentare 2016.

Prania e Kurc në mitingun e VMRO-së u morë si shenjë përkrahjeje, por atëherë Kurc deklaroi se nuk ka asgjë kundërthënëse në atë që i ka dhënëpërkrahje partisë simotër – VMRO-së. /Art Channel/