Shkup, duke lëvizur me biçikletë i’a vjedhin çantën me 5 mijë euro


А.C (56), në policinë e Shkupit ka denoncuar se të shtunën në bulevardin Aradhet Partizane, nga ana e dy personave të panjohur i është shkaktuar vjedhje e rëndë.

Ai duke lëvizur me biçikletë nëpër bulevard, dy persona me motoçikleta i janë afruar dhe ia kanë marrë çantën në të cilën ka pasur 4 mijë euro, 50.000 denarë dhe dokumente personale. Policia po ndërmerr masa për pastrimin e plotë të rastit./koha.mk/