Shkup, arrestohet një person me 10 emigrantë brenda veturës “Alfa Romeo”


Nëpunësit policorë pa dy netëve në orën 22:00 në unazën Miravc, kanë ndalë një automjet “Alfa Romeo” me targa të Shkupit, të drejtuar nga D.B. (35) nga fshati Trubarevë, i cili ka bartur emigrantë.

“Pas ndaljes, shoferi D.B. ka filluar të ikë, por menjëherë pastaj është gjetur dhe privuar nga liria. Në automjet janë gjetur 10 persona-emigrantë nga Iraku, Afganistani, Pakistani dhe Irani, të cilët ishin arrestuar në stacionin policor”, kumtoi MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër D.B. do të parashtrohet padi penale adekuate./Gazeta e Pavarur