Shkon për peshkim, bie në korrent dhe gjen vdekjen 32 – vjeçari


Një 32 vjeçar nga Lezha ka humbur jetën sot pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

I riu kishte dalë për të peshkuar, por kallmi me të cilin ai po peshkonte ka prekur përcjellësit e energjisë elektrike, që ka shkaktuar edhe vdekjen e tij të menjëhershme.

I riu u dërgua me urgjencë në spital por mjekët vetëm sa kanë konfirmuar se ai ishte i pajetë.

Materialet do t’i dërgohen prokurorisë për hetime të mëtejshme.