Shkëndija eliminohet në xhiron e parë

 Kampioni i Maqedonisë Shkëndija pas finishit dramatik është eliminuar  nga Nome Kalju  në xhiron e parë të kualifikuar nga Liga e kampionëve.

Edhe pse Shkëndia  kishte epërsi prej 1:0 nga ndeshja e parë në Estoni, revansh ndeshja  ishte e palavdishme për futbollistët e Shkëndisë, të cilët humbën me rezultat 1:2.

Mysafirët nga Estonia ishin në epërsi që në minutën e gjashtë kur lojtarët vendor i befasoi Uge. Tetovarët arritën  të mposhin në minutën e 62 pas penalltisë së suksesshme nga ana e Ibrahimit.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej në barazim në skenë doli Liliu që me kokë nga afër shënoi në kohën shtesë.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, shefi i shtabit profesional të Shkëndisë shprehu keqardhje për shkak të humbjes së mbrëmshme dhe se ai si trajner e ndërmerr përgjegjësinë për të njëjtën.