Shkëndija dhe Vardari me rezultat baras


Lideri i vjeshtës Shkëndija dhe kampioni aktual Vardar luajtën baras në ndeshjen e 19 -të që u zhvillua në Tetovë.

Vardari priu me golin e Boban Gërnçarovit në minutën e 78, por vetëm pas shtatë minutave Besart Ibraimi shënoi dhe solli barazim për Shkëndinë.

Ndeshja edhe përskaj tensioneve, para së gjithash mes Gërnçarovit dhe Ibraimit, kaloi pa ndonjë incident më serioz.

Shkëndija pas këtij rezultati mbetet lider në tabelë me tetë pikë epërsi.

Në ndeshjet e kaluara nga xhiroja Shkupi me rezultat 5:2 e deklasoi Akademinë Pandev.

Pa gola luajtën Rabotniçki dhe Renova, ndërsa pa fitues me nga një gol nga të dy anët përfundoi derbi mes Pobedës dhe Pelisterit.

Ndeshja mes Sileksit dhe Shkupit për shkak të terrenit të vërshuar në Kratovë është shtyrë për më 21 shkurt.