Shkencëtari 104-vjeçar drejt Zvicrës për të kryer vetëvrasjen e vullnetshme


Shkencëtari 104-vjeçar David Goodall nga Australia ka konfirmuar se do të udhëtojë drejt Europës këtë javë për t’i dhënë fund jetës. Ai ka zgjedhur Zvicrën, si një prej shteteve që lejon vetëvrasjen, duke ofruar metoda të ndryshme për t’i dhënë fund jetës.

Pas tentativave të dështuara prej gati një viti për t’u vetëvrarë, akademiku 104-vjeçari është shprehur se nuk ka zgjidhje tjetër, pasi Australia nuk e ofron një shërbim të tillë.

Goodall do të udhëtojë nesër drejt Bordeaux (Francë) për të takuar familjen dhe për t’u dhënë atyre lamtumirën e fundit. Më pas ai do të shkojë në Bazel ku do të kryejë edhe procedurën e vdekjes me vullnet të plotë.

“Nuk dua të shkoj në Zvicër, edhe pse është një vend i këndshëm. Mirëpo, jam i detyruar ta bëj, në mënyrë që të kryej vetëvrasjen e qëllimshme, sepse sistemi australian nuk e lejon”, u shpreh ai.