­Shkëmbim zjarri në në lagjen e Çairit,  një i vrarë dhe një i plagosur


­ Në një këmbim zjarri të armatosur që ndodhi mbrëmë rreth orës 22:30 minuta në lagjen e Çairit një person humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë.

“Në rrugën “Llazo Tërpovski” në Çairi, dje rreth orës 22:30 ka pasur të shtëna me armë zjarri.  Personi I.A nga fshati Bllacë, vdiq në vendin e  ngjarjes, ndërsa lëndime të rënda mori L.Q i cili jetonte jo larg vendit të incidentit, konfirmojnë për MIA­n nga MPB.  I plagosuri L.K është transportuar me lëndima të rënda në spital.

Ministria e Punëve të Brendshme pritet të japë sot më shumë detaje për incidentin e mbrëmshëm në Çair, ku jozyrtarisht mësohet se personi i vrarë është Ismet Koka, ndërsa mbeti i plagosur një person tjetër.