Shkatërrohet një tjetër kazino në Strumicë


Në qytetin e Strumicës edhe njëherë është sulmuar një kazino. Shkatërruesi i kazinove është kapur nga polica ku dhe ka përfunduar në paraburgim. Dëmi këtë herë ka shkuar në 9 makina të shkatërruara. 49 vjeçari ka përdorur teknikën e tij të njohur, pasi kishte luajtur në kazino ai i nevrikosur ka filluar ti godasë më mjet të fortë aparatet, njofton Medial.mk.

Për rastin e njëjtë është akuzuar edhe një person i moshës 34 vjeçare i cili i ka dalë në ndihmë shkatërruesit të aparateve.

Dy muaj më parë në qytetin e Strumicë ishin shkatërrua kazinoja Admiral dhe Senator. Sipas vlerësimeve dëmi për tre kazinot e demoluara ka arritur rreth 6 milion denarë. /Medial.mk/