Shkatërrohet kurfiri Maqedoni – Greqi

Persona të panjohur kanë shkatërruar dhe dëmtuar 105 gurë kufiri, përgjatë vijës kufitare ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, nga ana greke, në komunën e Follorinës, njoftoi policia greke.

Incidenti ndodhi në periudhën prej 23 deri në 24 nëntor, është ngritur hetim, ndërsa janë njoftuar edhe prokuroria kompetente greke dhe autoritetet kompetente ushtarake, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Në periudhën prej 23 deri më 24 nëntor 2018, kryerës të panjohur shkatërruan-dëmtuan 105 piramida kufitare të cilat e shënojnë vijën kufitare midis Greqisë dhe IRJM-së, konkretisht në pjesën veriore të komunitetit lokal Mesokambos deri në lindje të komunitetit lokal Ahlada në komunën e Follorinës”, njofton policia greke.