Shkarkimet në Lëvizjen “BESA”, Murtezani: Kasami shkeli statutin e partisë

Shkarkimi i Sekretarit të Përgjithshëm dhe atij organizativ në Lëvizjen ‘Besa’, Afrim Gashi dhe Skender Rexhepi-Zejdi janë veprim në kundërshtim me statutin thonë nga Lëvizja “Besa”, fraksioni në Shkup që të shtunën shkarkoi kryetarin Bilall Kasami dhe në vend të tij sai ushtrues detyre emëroi Nexhmedin Kahremanin. Me këtë veprim sipas tyre, Kasami ka bërë shkelje dhe kjo ishte edhe arsyeja pse Këshilli Qëndror e shkarkoi nga detyra thonë ata.

“Në mbledhjën e fundit të Këshillirt qëndror të mbajtur në Shkup me datë 6 janar, Këshilli Qëndror konstatoi se shkarkimet sekratarit të përgjithshëm Afrim Gashi dhe sekretarit organizativ Skender Rexhepi-Zejdi nga ana e kryetarit, janë në kundërshtim me statutin e partisë dhe me këtë veprim ish-kryetari Kasami ka bërë shkelje të statusit për çka edhe KQ i partisë e shkarkoi nga pozicioni drejtues i partisë”, tha Orhan Murtezani, nga Lëvizja “BESA”.

Nga ana tjetër edhe Bilall Kasami ka sqaruar vendimet që mbajnë firmën e tij për shkarkimin e antarëve të këshillit Qëndrorë Afrim Gashi dhe Skender Rexhepi-Zejdi. Edhe kasami thotë se shkarkimi i tyre ka ndodhur për shkak të veprimit të tyre jostatutorë për thirrjen e një mbledhje të Këshillit Qëndrorë ku ishte shkarkuar ai si kryetarë. Kasami gjithashtu ka deklaruar se personat e shkarkuar mund që ti drejtohen organeve të Lëvizjes ‘Besa’ dhe ta ankimojnë të njejtin vendim duke shtuar se debati mund të rikthehet brenda Lëvizjes ‘Besa’.