Shitësit informalë në Bit Pazar, Shilegov: të paguajnë tatime si gjithë të tjerët


Shilegov thotë se këtyre tregtarëve iu janë dhënë disa propozime që të përfshihen në sistemin ekzistues të tregut, e të paguajnë tatime, si të gjithë tregtarët e tjerë. Por, tregtarët informalë në Bit Pazar janë të vendosur të vazhdojnë protestat.
“Ka me shumë se 100 tezga të lira. Qyteti mori obligim që bashkërisht me tregun e Shkupit t’i mbulojë harxhimet e tyre për hyrje në kuadër të tregut për dy muaj, d.m.th. t’i marrin tezgat pa pagesë. Mirëpo shihet qartë se motivet e njerëzve që të mbeten jashtë, janë më ndryshe. E palejueshme është që në kryeqytet të një shteti evropian, ose një Shkupin europian, për të cilin të gjithë po angazhohemi të kemi njerëz që shesin mall në mënyrë joligjore jashtë çdo rregullore ligjore”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov./RTM