(Foto) Shitësit ambulantë protestojnë për kafshatën e gojës, Shilegov nuk lëshon pe


Më shumë se një javë, shitësit ambulantë të Bit Pazait në shenjë revolte po bllokojnë komunikacionin në bulevarin “Krste Petkov Misirkov”, për shkak se Qyteti i Shkupit nuk po i lejon që të shesin. “Nezavisen Vesnik” i vizitoi shitësit ambulantë të cilët ankohen se kanë mbetur pa buk dhe se nuk po mund të ia dalin. Ata thonë se nuk ka asgjë të vërtetë në deklaratat e kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov se ka vende të lira në Bit-Pazar.

“Kërkesat tona deri te Qyteti i Shkupit janë që të na lënë të shesim deri sa të ndreçet Bit Pazari, pasi që brenda në Bit Pazar nuk ka tezga të lira. Ka ardhur muaji i Ramazanit nuk kemi çka të çojmë në shtëpi. Jemi të martuar, kemi fëmijë, nuk kemi nga të marrim. Nuk jemi hajdutë e as kriminela, ne e kërkojmë një kafshatë të bukës.Këtu ne i kemi bërë 30 vjet e me ardh me të përzënë menjëherë. Ai thotë që ka tezga po gënjen. Le të hyjnë brenda në Bit Pazar të shohim a ka”,tha Sedat Alimovski.

Të ulur në mes të bulevarit, shitësit ambulantë thonë se nuk kanë mënzrë tjetër që ta sigurojnë ekzistencën.

“Kërkojmë me na lan me shitën pasi që nuk kemi ekzistencë tjetër. Këtu nuk janë 30 vetë siç thotë Shilegovi por janë mbi 120 vetë. Edhe këtu çka i pengon dikujt me pas tezga. Na e morën votën tani na e kthejnë shpinën. Nga komuna e Çairit nuk japin asnjë përgjigje. Nuk na marrin parasysh. Le të vjen Shilegovi të shohim a ka tezga si të ketë tezga ne për 5 minuta aty jemi brenda. Nuk i bëjmë problem askujt. Ekzistencën e kërkojmë, dikush të merr 2000 euro e dikush të mbetet pa bukë nuk është në rregull”, tha Sherif Aliu.

E nga ana tjetër përkundër pohimeve të shitësve ambulantë, nga Qzteti i Shkupit për “Nezavisen Vesnik” theksuan se në Pazar ka vende të lira dhe se ato vende i’a kanë ofruar shitësve edhe atë me çmim më të lirë.

“Duam edhe njëherë të njoftojmë opinionin se zgjidhje për shitësit jo legal në pjesën e Bit Pazarit ka, prej ditës së parë kur jemi ulur të bisedojmë me ta. Të njëjtëve u kemi ofruar vende të lira mbrenda në Pazar dhe atë me kushte më të volitshme në krahasim me shitësit tjerë, më saktësisht dy muaj pa pagesë. Përse nuk duan të hynë në pazare, përskaj faktit se aty për momentin ka mbi 100 tezga të lira, duhet ti pyetni vetë protestuesit. Planifikimi i asaj pjese të qytetit nuk parasheh por edhe deri tani nuk ka paraparë që aty të ketë shitës. Kompromis në lidhje me këtë qështje nuk do të ketë pasiqë duhet të kemi parasysh edhe 500 shitësit tjerë të cilët janë të vendosur në pazare dhe paguajnë rregullisht për shfrytëzimin e tezgave. Jeni dëshmitarë se Qyteti i Shkupit ka rritur angazhimin ne pjesën veriore te qytetit si asnjëherë me pare dhe njoftojmë se këto angazhime janë vetëm fillimi i synimit tonë që të bëjmë një qytet të barabartë në të dy anët”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Shitësit ambulantë të Bit Pazarit thonë se do të vazhdojnë të protestojnë derisa Qyteti i Shkupit të i’u ofroj ndonjë zgjidhje konkrete.

Armend Murseli