Shilegov: Shkupi do të jetë kryeqendër e gjelbër evropiane deri në vitin 2021

Administrata e re e qytetit ka për qëllim përmes zgjidhjes ekologjike dhe moderne ta pakësojë trafikun në qendër të qytetit dhe të zvogëlohet emetimi i gazrave të dëmshme, theksoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në Konferencën rajonale “Rritja e numrit të biçikletave në Shkup” të mbështetur prej Shoqatës gjermane për bashkëpunim internacional (GIZ) dhe Qeverisë gjermane.

“Me çdo rikonstruim të ri dhe rrugë të ndërtuar Qyteti i Shkupit parasheh ndërtimin e shtigjeve përkatëse për biçikleta dhe të këmbësorëve, ndërsa me qëllim që të mundësojnë mënyra alternative të lëvizjes së qytetarëve të Qytetit të Shkupit”, tha Shilegov.

Theksoi se Shkupi do të jetë qytet i moderuar dhe prosperues dhe paralajmëroi se plani i administratës së qytetit është Shkupi duhet të bëhet kryeqendër e gjelbër evropiane deri në vitin 2021 me funksionimin e qytetit me sistemin smart – siti.