Shilegov: Shkupi do të bëhet me tramvaj

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka paraljmëruar se në Shkup do të ndërtohet tramvaj. Sipas tij vendimi është përgatitur dhe deri në fund të vitit të ardhshëm pritet të fillojë realizimi i këtij projekti kapital për në Shkup, të cilin do ta ndihmojë Qeveria.

Sipas vlerësimeve të para, ndërtimi i tramvajit do të kushtojë prej 130 deri në 150 milionë euro. Paratë do të kërkohen nga fondet evropiane ose nga Buxheti i Qeverisë.

Shilegov thotë se nga 130 deri në 150 milionë euro do të duhen për ndërtimin e binarëve, depos, furnizimin e mjeteve transportuese.

Sipas tij, kjo nuk është e shtrenjtë, duke e pasur parasysh se vetëm për furnizimin e autobusëve kinezë janë harxhuar 80 milionë euro dhe përsëri kemi problem me transportin në Shkup.

Për projektin e tramvajit, mbrëmë edhe kryeministri Zoran Zaev, në emisionin debativ “24 Otvoreni” e konfirmoi se po punohet në atë drejtim.