Shilegov: Nuk duhet ta dënojmë shtetin tonë dhe ta kthejmë mbrapa me dekada


I falënderojmë qytetarët për vërejtjen që na e dërguan. Pas zgjedhjeve do të përcaktohet në mënyrë individuale përgjegjësia e secilit në kuadër të institucioneve që i kryesojnë. Për ne në këtë moment fokusi është në zgjedhjet presidenciale dhe ju bëj thirrje qytetarëve që në mënyrë sa më masive të dalin, nëse nuk kanë qenë të kënaqur nga qeverisja e LSDM-së, nuk duhet ta ndëshkojmë shtetin tonë dhe ta kthejmë me dekada mbrapa.

Këtë e theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, sot, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me zgjedhjet të dielën dhe nëse e ka kuptuar mesazhin e popullit.

Shtoi se institucionet të cilat i udhëheq LSDM, secili në mënyrë të veçantë, duhet të jetë i vetëdijshëm se është bartës i përgjegjësisë ndaj qytetarëve pasi qytetarët e kanë përzgjedhur.

“Si funksionar i zgjedhur nga qytetarët normalisht se ndjej përgjegjësi ndaj tyre, punë e jona është t’i hapim proceset të cilat për shumë vite kanë qenë të lëna anash dhe t’i zgjidhim ato”, tha Shilegov.

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev theksoi se në Komunën e Karposhit, kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski ka shënuar fitore.

“Pajtohem se ka zvogëlim të votave, por me siguri se ky është mesazh se disa gjëra të cilat i kemi premtuar dhe kemi filluar t’i realizojmë, ndoshta duhet me dinamikë të caktuar më të shpejtë të realizohen dhe ky është dallimi midis nesh dhe pushtetit të kaluar, që punët e këtilla dhe mesazhet e tilla të qytetarëve në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe më serioze kuptohen prej nesh dhe menjëherë do të fillojë veprimi në dinamik”, tha Bogoev.

Shtoi se nëse dikush vlerëson se ai ka bërë diçka dhe se diçka është dashur të jetë më prioritare se diçka tjetër, lirisht mund të kritikohet dhe se kandidati presidencial Pendarovski nuk ka logjikë të dënohet për këtë.