Shilegov: Fillon procesi i çmontimit të projektit “Shkupi 2014”

Në Qytetin e Shkupit nuk do të tolerohet më tutje paligjshmëria dhe veprimi i palejuar dhe fillon procesi i përballjes me projektin “Shkupi 2014”. Të gjitha aktivitetet arbitrare të kryera deri më tani të pushtetit paraprak në qytet do të trajtohen në mënyrë adekuate ligjore.

Këtë sot në konferencë për shtyp e theksoi kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili tha se në vendin ku ndodhej përmendorja e Qoses, Qyteti i Shkupit do të mbjellë drurin e të drejtave të njeriut, ku do të vendoset pllaka e gravuar të cilën do ta marrin nga qyteti i binjakëzuar i Nyrnbergut ku do të shkruhet neni 10 i Deklaratës universale të KB-së për të drejta të njeriut.

Sqaroi se druri do të sigurohet përmes furnizimeve publike, ndërsa procedura për furnizim të drunjve në qytet dhe në parqe dhe gjelbërime është nga fundi. Dy furnizimet do të jenë në shumë prej rreth 40 milionë denarëve.

Duke u përgjigjur në pyetjet, Shilegov tha se ekipe të Qytetit të Shkupit, që të mos shkaktohen stagnime në zhvillimin e komunikacionit në një nga udhëkryqet më frekuentuese të Gjykatës Supreme, herët në mëngjes e kanë mënjanuar përmendoren e vendosur pa leje të Andon Janev – Qoses.

Qyteti i Shkupit nga inspektori kompetent i komunës Qendër mori vendimin për prishjen e ndërtimit pa leje për përmendoren e Qoses dhe në afatin e paraparë ligjor prej tre ditëve gjatë ditës së sotme veproi sipas atij vendimi.

Theksoi se përmendorja e Qoses është dërguar në hapësirat e MZT-së, ku qyteti ka marrë me qira hapësirë, kur ishin vendosur pa leje një pjesë e përmendoreve nëpër qytet.

“Është dërguar atje dhe do të thirret donatori të vijë ta marrë në afatin e caktuar prej 15 deri 30 ditëve. Bazamenti është ndërtim pa leje dhe ai do të rrënohet. Lëndë e hetimit të veprimeve të cilat po ndërmerren nga ana e organeve kompetente nuk është vetëm statuja por veprimet, procedurat,mënyra në të cilën ka ardhur deri te vendosja e tyre dhe keqpërdorimet e mundshme gjatë veprimeve të tilla”, shtoi Shilegov.