Shilegov: Duhet të heqim dorë nga disa shprehi nëse dëshirojmë mjedis të shëndetshëm jetësor


Procedura për mjedis të pastër dhe për ajër të pastër nuk është procedurë me shpejtësi të filmit, e as, performancë në rialiti shou. Kjo është punë e ndërlikuar në të cilën të gjithë duhet të përkushtohen, por edhe të heqin dorë nga disa shprehi, nëse duam të kemi mjedis të shëndetshëm jetësor.

Këtë sot e theksoi kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për ajrin e ndotur në Shkup.

Njëra prej masave që ndërmerren, tha Shilegov, është mbyllja e furrës së Drislas, si dhe disa dënime të shqiptuara nga ana e inspektorëve të cilët janë në terren dhe kryejnë kontroll. Por, ai paralajmëroi edhe masë të re të cilën nesër do ta prezantojë në konferencë për shtyp.

Në lidhje me helmimin e qenve në qytet, kryetari i Shkupit tha se kafshët nuk janë armiq të njerëzve dhe se sjellja e papërgjegjshme e individëve për hedhjen e materieve të rrezikshme për jetën, është hap i pamatur dhe jocivilizues. Ai apeloi që qytetarët të ndajnë informacione për helmin e hedhur.