Shënohet 15 vjetori i vdekjes së Boris Trajkovskit

Me vendosjen e kurorave të luleve para përmendores në Mostar sot u shënua 15-të vjetori i vdekjes së presidentit Boris Trajkovski, i cili së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe anëtarët e ekuipazhit e humbën jetën gjatë një fatkeqësie ajrore duke shkuar në Konferencën ndërkombëtare për investime në vitin 2004, potencon agjencia FENA.

Kurora me lule kanë vendosur delegacione të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të Veriut, Presidenti i BeH, Kabineti i presidentit të Republikës të Maqedonisë së Veriut, Kuvendi i BeH, Ministria e Punëve të Jashtme të BeH, Ambasada e Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe BeH, qyteti i Mostarit dhe Shoqata e Maqedonisë në BeH.

Në emrin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të Veriut fjalim mbajti ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhej Fazliu i cili potencoi se Trajkovski ka lënë vulë të madhe në historinë e Maqedonisë.

“Trajkovski ishte njeri prej të cilit politikanët e rinj mund të mësojnë shumë. Ai ishte njeri i guximshëm dhe i vendosur i cili ka ditur në momente të vështira të sjell vendime që mund ta kushtojnë pikë politike, por vendime që ishin të mira dhe në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të Veriut”, potencoi Fazliu.

I pyetur t’i komentojë të dy hetimet që në BeH u zbatuan për fatkeqësinë ajrore dhe dyshimet e caktuara në Maqedoninë Veriore për rrethanat e vdekjes së presidentit Trajkovski, ministri Fazliu potencoi se dyshim ekziston për arsye se Maqedonia ka pasur president i cili ka ditur të sjellë vendime të guximshme dhe të gjithë e dinë se politikanët e tillë këto vendime “jo rrallë i paguajnë me jetën e tyre”.

Aeroplani i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të Veriut u rrëzua më 26 shkurt të vitit 2004 në rajonin e qytetit Rotmile. Krahas Trajkovskit në të jetën e humbën edhe këshilltarët e kabinetit të tij Dimka Ilkova Boshkoviq, Risto Bllazhevski dhe Anita Lozanovska, Mile Kërstevski nga Ministria e Punëve të Jashtme, anëtarët e sigurimit Boris Velinov dhe Ace Velinovski dhe pilotët Marko Markovski dhe Branko Ivanovski.