SHEKERINSKA: Referendumi është shans historik dhe përgjegjësi historike


E kemi shansin historik, por bartim edhe përgjegjësi historike. Kur mendojmë se çka duam t’u lëmë amanet gjeneratave të ardhshme, jam e bindur se shumica e qytetarëve do të deklarohen “për” identitetin maqedonas,  “për” të ardhmen e Maqedonisë dhe “për” anëtarësimin në BE dhe NATO, thotë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në intervistën për REL.

“Në samitin e NATO-s këtë vit në korrik presim të korrigjojmë padrejtësinë dhe gabimin që ndodhi më 2008. Atë që vendin e lëshoi nga dora para 10 vitesh, tani ta shfrytëzojmë shansin e ri për Maqedoninë. Ftesa për në NATO hap një proces që është i shkurtër, intensiv, por përfundon me njërën nga dy qëllimet strategjike të shtetit- anëtarësim të plotë në aleancën më të fortë të botës”, ka thënë Shekerinska, transmeton Medial.mk.

Ajo mendon se më me rëndësi është raporti i partive politike ndaj referenumit, sesa nëse do të jetë konsultativ apo i obligueshëm.

“Nëse e lexoni ligjin për referendumin do të shihni se lloji i referendumit varet nga sjo se si do të jetë pyetja…”, ka thënë ajo.