Shekerinska prezanton Buxhetin për mbrojtje

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot në konferencë për shtyp do ta prezantojë buxhetin në pjesën e mbrojtjes për vitin e ardhshëm.

Sipas Propozim-buxhetit për vitin 2019 që Qeveria e pranoi dhe e dorëzoi deri tek Kuvendi, është paraparë rritje e buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes për 7,8 miliardë denarë.

Përveç intensifikimit të procesit të anëtarësimit në NATO, janë paralajmëruar edhe rritje e pagave për pesë përqind të të gjithë të punësuarve në mbrojtje me pagën e shtatorit në vitin 2019./Gazeta e Pavarur