Shekerinska: Komedianët rus janë tallur me Stoltenbergun e ku më me Zaevin


Фото: Б.Грданоски

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, konsideron se shërbimet nuk kanë mundur të reagojnë që të parandalohet biseda me kryeministrin Zoran Zaev me Stoltenbergun dhe Poroshenkon e rremë. Ajo thotë se shteti duhet të mësohet se do të jetë shënjestër i sulmeve sajber dhe hibride, përcjellë Zhurnal.

“E dini kur shërbimet do të mund të reagonin në një gjë të tillë? Kur ta bëjnë atë që bënte Mijallkov. Kur të përgjojnë të gjitha bisedat e kryeministrit dhe ti analizojnë”, thotë ministrja Shekerinska.

Në pyetjen se kush duhet të marë përgjegjësi për bisedën mes kryeministrit Zaev dhe prankerët rus, Shekerinska pyeti se kush mori përgjegjësi në NATO për bisedën me sekretarin gjeneral dhe kush iku nga shërbimi përshkak bisedës (askush), duke shtuar se këto lloj kërcënimesh do të vazhdojnë.

“Qëllimi i tyre është të rrezikojnë rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO. Në situata të tilla nuk do të zgjidhen mjetet. Ky mjet nuk është përdorur vetëm tek ne, por edhe me sekretarin gjeneral të NATO-s, presidentin francez, por edhe shumë njerëz tjerë të politikës. Është e çuditshme pyetja si kanë arritur në Maqedoni të Veriut kur shohim se kanë arritur madj edhe me kreun e NATO Aleancës. Lloje të tilla të kërcënimeve do të vazhdojnë, dhe puna e dytë, me këtë sulm nuk është tejkaluar asgjë që i përket përmbajtjes tonë të sigurisë. NE duhet të ndryshojmë kulturën e sigurisë dhe dhjetë herë të kontrollojmë. Këto biseda treguan se kryeministri në çdo bisedë, në çdo nivel, me secilin bashkëbisedues ka qëndrimet e njejta. Këto kërcënime nuk janë asgjë e re, por duhet të mësohemi me to”, tha Shekerinska.

Sipas minitres, mbrojtja e vetme nga sulme të tilla është mos përdorimi i telefonave.