Shekerinska: Çështjet që janë të rëndësishme për miqtë tanë janë të rëndësishme edhe për ne


Marrëdhëniet tona miqësore me Turqinë janë shumëvjeçare, marrëdhëniet tona miqësore me Turqinë janë konfirmuar edhe me takimin e sotëm dhe vizitën e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, në situatë në të cilën Turqia përballet me sfida serioze, në një rajon të rëndë të cilat ndikojnë në sigurinë e saj. Megjithatë ministri i Mbrojtjes vendosi që të jetë këtu në Shkup, kështu që takimi jonë dhe bisedimet e sotme do të jenë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes dhe të këtij problemi dhe për këtë çështje që është e rëndësishme  për Republikën e Turqisë. Ne vlerësojmë se çështjet të cilat janë të rëndësishme për miqtë dhe aleatët tanë janë të rëndësishme edhe për ne. Nuk kemi dilema se ashtu si Turqia na mbështeste gjithë këtë periudhë madje edhe në situata kur me të vërtetë ishim të vetmuar, kështu do të vazhdojë të na mbështesë edhe më tutje.

Kjo është përgjigja e ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në pyetjen e gazetarëve se çka do të ndodhë këto ditë pasi ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së  Turqisë, Hulusi Akar sot kërkoi që institucionet të bashkëpunojnë në zbulimin e, sipas tyre, organizatës terroriste Feto.

Në pyetjen se kur pritet Turqia që ta ratifikojë Protokollin, Shekerinska përkujtoi se Turqia është në procedurë të zgjedhjeve. Ajo që ka nevojë të dihet, theksoi ajo, është se më 5 shkurt pikërisht në këtë periudhë hyri në fuqi marrëveshja jonë për bashkëpunim ushtarak financiar mes Turqisë dhe neve dhe kjo tregon gatishmëri shtesë që të vazhdojmë ta ndërtojmë atë miqësi strategjike.

“Pres se kështu do të jetë raporti edhe drejtë ratifikimit. Të gjitha institucionet tona kanë detyrë të parë dhe themelore që t’i respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Sipas Kushtetutës së shtetit tonë, sipas ndryshimeve kushtetuese të cilat i miratoi me shumicë prej dy të tretave Kuvendi jonë sot në të gjitha dokumentet të cilat mund t’i shihni ja në armatë flitet për armatë të RMV-së”, tha Shekerinska.

Paraprakisht,ministri Akar, paralajmëroi se struktura të organizatës së Fetos, që ekzistojnë në Maqedoninë e Veriut, i dëmtojnë marrëdhëniet e të dy vendeve dhe i sabotojnë në një farë mënyrë edhe marrëdhëniet vëllazërore që i kemi.

“I kemi emrat e disa prej më kryesorëve të organizatës terroriste, që janë ndarë mes institucioneve të dy vendeve dhe jam thellë i bindur se gjatë ditëve të ardhshme institucionet e Maqedonisë së Veriut do ta ndërmarrin masa konkrete rreth kësaj. U besoj institucioneve të Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash ministri Hulusi Akar dhe shfaqi shpresën se gjatë periudhës së ardhshme do të bëjnë masa konkrete të çlirohen nga kjo organizatë terroriste.