SHBA-ja kërkon seancë urgjente të KS të KB-së për Venezuelën


SHBA-ja kërkoi nesër të konvokohet seancë urgjente e Këshillit të Sigurisë të KB-së, në të cilën do të bisedohet për situatën në Venezuelë, pasi forcat e presidentit Nikolas Maduro i penguan konvojet e ndihmës së huaj humanitare të hyjnë në vend.

Uashingtoni bëri presion ndaj Këshillit 15-anëtarësh formalisht të bëjë thirrje për zgjedhje presidenciale të lira dhe korrekte në Venezuelë, në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë, që e nxiti Rusinë të propozojë një projekt-rezolutë më ndryshe. Në situatë të tillë nuk është e qartë se nëse dhe kur ndonjëra prej propozim-rezolutave mund të vihet në votim në Këshillin e Sigurisë.