SHBA-ja fillon ta përdorë emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut


Qeveria e Shteteve të bashkuara të Amerikës mori njoftim zyrtar për ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.

“Qeveria e SHBA-së sot mori njoftim zyrtar për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në pajtim me atë, ne menjëherë do të fillojmë ta përdorim emrin e ri dhe do ta fillojmë procesin për ndryshim të referencave në faqet e internetit, dokumentet zyrtare dhe vende të tjera”, kumtoi në profilin e vet në Tuiter Ambasada amerikane.