SHBA e qartë: Pa zgjidhjen e emrit s’ka NATO për Maqedoninë


Mediat greke i transmetojnë porositë e sekretarit amerikan të Mbrojtjes rreth kushtit për ftesë të Maqedonisë në NATO, që është zgjidhja e çështjes së emrit.

“SHBA deri te IJRM: Së pari zgjidhja e çështjes së emrit, pastaj pranimi në NATO”.

Me këtë titull mediat greke e transmetojnë porosinë e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Xhejms Mattis pas takimit të djeshëm me ministren maqedonase të Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

“SHBA-të e afirmojnë vendimin e NATO-s në Bukuresht në 2008, Maqedonia të marrë ftesë për anëtarësim menjëherë sa të arrijë zgjidhje të përbashkët për çështjen e emrit me Greqinë. E përshëndesim punën tuaj me Greqinë për zgjidhjen e kësaj çështje dhe shpresoj se së shpejti do të ketë rezultat”, tha Mattis.