Shatjmaer: Zgjidhja për kontestin me Greqinë do të japë impuls pozitiv për të gjithë rajonin

Në suaza të vizitës zyrtare në Republikën federale të Gjermanisë, kryeministri Zoran Zaev sot pati takim me kryetarin Frank-Volter Shtajmaer në të cilin e ka vlerësuar si jashtëzakonisht pozitiv dhe dinamik zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, zaev dhe Shajnmaer janë dakorduar se këto relacione do të vazhdojnë edhe më tej dhe se janë me rëndësi të veçantë për periudhën e ardhshme kyçe për Republikën e Maqedonisë.

“Në vitin kur shënohen 25 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, partneriteti i thellë midis dy vendeve është shpërblyer me faktin që RF e Gjermanisë është partneri më i rëndësishëm tregtar i Republikës së Maqedonisë me vlerë të shkëmbimit tregtar në lartësi prej 3 miliardë euro. Bashkëpunimin e frytshëm me RF të Gjermanisë e konfirmojnë edhe përmes 200 kompani, derisa kompanitë të themeluan fabrika të tyre në Republikën e Maqedonisë, kanë hapur pothuajse 20 mijë vende pune”, qëndron në kumtesë.

Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime edhe për bashkëpunimin aktiv në fushën e sigurisë dhe politikën e mbrojtjes dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Përfaqësuesit e Armatës së Republikës së Maqedonisë janë pjesë e stërvitjeve të rregullta në institucionet e armatës së RF të Gjermanisë, si dhe në misionet e përbashkëta paqeruajtëse. veçanërisht, shtohet në kumtesë, ishte theksuara angazhimi i ushtarëve të Maqedonisë të cilët në mënyrë të barabartë dhe profesionale i kryejnë detyrat paqeruajtëse në suaza të misionit në Afganistan, në kontingjentin gjerman.

“Kryeministri Zaev informoi se, përveç politikat për përshpejtimin e proceseve euro-integruese, përpjekjet e Qeverisë janë të fokusuara në zbatimin e reformave të brendshme të qëndrueshme dhe për mbylljen e çështjeve të ndjeshme shumëvjeçare dhe thellësisht të ndjeshme me fqinjët”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Shtanjmaer ka theksuar se i respekton përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe të kryeministrit Zaev dhe ka vlerësuar se janë bërë ndryshime të dukshme dhe të rëndësishme në lëvizjen e vendit përpara dhe zbatimin e reformave.

Zgjidhje për kontestin me Greqinë, ka vlerësuar Shtajmaer, do të japë impuls pozitiv për të gjithë rajonin dhe dukshëm do të ndikojë në stabiltetin.

“Fokusi është që të ndërtohet frymë e re në marrëdhëniet tona, të hapet dialog për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, të ndërtohen ura për bashkëpunim të bazuara në besimin dhe respektin e ndërsjellë”, ka theksuar në takimin kryeministri Zaev, theksohet në kumtesën e pres shërbimin qeveritar.