Shatë fëmijë humbën jetën në një zjarr në Kanada


Shatë fëmijë humbën jetën në një zjarr që shpërtheu në një shtëpi në Kanada, kumtoi policia e Kanadasë.

“Supozohet se viktimat janë fëmijë të vegjël të një familjeje. Burri dhe gruaja mbeten në spital”, theksohet në kumtesën e policisë.

Kanali televiziv Si-Bi-Es lajmëroi se fëmijët janë anëtarë të një familjeje dhe se janë refugjatë sirianë.

Një fqinj i tyre ka deklaruar se kishte dëgjuar shpërthim para se të shpërthejë zjarri në shtëpi.

Ka filluar hetim për verifikimin e shkaqeve për zjarrin.