Selmani: VMRO është “kundër” shqiptarëve, opozita shqiptare është neurtralizuar vetvetiu


Ish-zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Imer Selmani në një prononcim për Zhurnal, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Ai ka folur për amandamentet e VMRO-DPMNE-së për gjuhën shqipe, zgjidhjen e kontestit të emrit që ka Maqedonia me Greqinë dhe për opozitarizmin shqiptar.

Duke folur për amandamentet e VMRO-DPMNE-së për ligjin e gjuhëve, Selmani thekson se keru i ri i VMRO-së mundohet të ngel besnik ndaj politikave të ish-liderit Nikolla Gruevski.

“Kryesia e re e VMRO-DPMNE-së mundohet të ngele besnike e politikave të Gruevskit të cilat politika e fundosën dhe larguan nga qeverisja. Është e pakuptimtë por realitet se ata punojnë kundër neve shqiptarëve me këtë aktë destruktiv por edhe kundër fqinjëve si Kosova dhe Shqipëria. Me këtë politikë dëmtojnë drejtpërdrejtë edhe interesat kombëtare të maqedoneve dhe Maqedonisë si shtet. Nuk janë mbrojtës të Maqedonisë siç duan të shiten. Ujku mundohet të ndërrojë qimen por veset jo”, thotë për Zhurnal, Imer Selmani, ish-zv/kryeministrër i Republikës së Maqedonisë.

Selmani vlerëson se Qeveria aktuale dhe kryeministri Zoran Zaev janë të përkushtuar maksimalisht në zgjidhjen e kontestit disa vjeçar të emrit.

“Shumë qartë po shihet se Qeveria aktuale e veçanërishtë kryeministri Zaev është shumë i përkushtuar që kontestin 25 vjeçar me Greqinë ta zgjidh, e me atë edhe të hapet rruga e integrimit të vendit në NATO dhe BE. Mos harrojmë se edhe premtim kryesore i LSDM-së në zgjedhjet paralmentare të fundit ishte pikërishtë integrimi në NATO dhe BE, reformat në drejtësi dhe sundimi i ligjit, por edhe të drejtat më të mëdha për bashkesitë etnike, parasegjithash për shqiptarët. Vendi është në rrugën e duhur por ka edhe shumë punë për tu kryer që të mbyllet tema rreth emrit me Greqinë. Ka energiji pozitive në këtë drejtim dhe kjo demostrohet veç me hapa konkret”, vlerëson Selmani.

Sipas tij, nëse dështojnë bisedimet me Greqinë për emrin kët vit dhe si shtet ngelin në statusin e tanishëm, dhe se do të ketë një dëshprim të madh politik për të gjithë qytetarët e vednit.

“Pasojat do të jenë të rënda si ekonomike edhe politike. Nuk ka Maqedonia kapacitet as në popull e as në ekonomi që të vetëmbahet si shtet. Do të hymë në një skenar të errët me prognozë të keqe.

“Shpresoj që kjo nuk do të ndodhë”, shprehet Selmani.

Në pyetjen e Zhurnal, për të komentuar rolin e opozitarizmit shqiptar në Maqedoni, Selmani me përgjigje se opozita shqiptare me veprimet e saj është neutralizuar vetvetiu nga skena politike shqiptare në Maqedoni.

“Opozita shqiptare në një formë ose tjetër është neutralizuar vetvetiu, fatkeqësishtë. Se sa i kanë dihmuar kësaj çështje edhe BDI saktë nuk mundet të dihet, por është evidente se përfitim politik si parti politike me ketë opozitë do të ketë BDI, por do të humbin shqiptarët në përgjithësi”, theksoi për Zhurnal, Imer Selmani, ish-zv/kryeministër i Republikës së Maqedonisë.