Selmani për emrin: Maqedonia të lëshojë pe, Greqia s’ia ka nevojën


Fakti që dy vendet nuk kanë pozita ekuivalente, dhe interes të njejtë imponon nevojën që Maqedonia të bëjë më shumë lëshime, thotë profesori universitar Bashkim Selmani. Deklaratat plot entuziazëm të zyrtarëve të lartë për zgjidhje të shpejtë të këtij kontesti, sipas tij paraqesin dëshirën e madhe për sukses por jo edhe gjasat reale për një gjë të tillë. Qeveria greke, kurrë nuk do të rezikonte qeverisjen e saj për t’I bërë favor Maqedonisë, – thotë Selmani.

“Këto janë më tepër gjuhë diplomatike, apo verbale e shprehjes së dëshirës por, çështja faktike ka pozicione që nuk japin shumë shpresë. Edhe në Maqedoni, qeveria aktuale ka dëshirë por opinion është i ndryshëm nga ajo që ka në agjendën e saj vetë qeveria. Poashtu, nëse analizohet edhe Greqia, qeveria aktuale ka shenja me të cilat është e interesuar për ta zgjidhur por përsëri do të mbështet në atë që është pozita reale edhe e opinionit të përgjithshëm në Greqi, sepse nuk do të rrezikonte qeversijen e saj në favor të Maqedonisë”, tha Bashkim Selmani, profesor universitar.

Sipas Selamanit, qeveritë ende nuk kanë krijuar ambijent në opinion për një zgjidhje të pranueshme. Veç fakti që palët presin propozim nga një palë e tretë dhe verifikim nga secila palë veç e veç, tregon se procesi do të zgjasë, -thotë ai.

“Të dyja shtetet mes veti do të duhej të propozonin një emër të përbashkët dhe kjo të ishte zgjidhja përfundimtare. Meqë pritet nga pala e tretë se cfarë do të propozojnë ata dhe pala tjetër drejpërdrejt do ta refuzojë ose jo, duke parë edhe ambijentin e përgjitshëm public në Greqi dhe Maqedoni, nuk ka shumë element të cilët patur një zgjidhje të përafërt dhe të shpejtë. Përkundrazi, tani do të varret nga dy qeveritë se si do ta zgjidhin këtë çështje të përbashkët që është një problem shumë i madh poashtu Maqedonisë i kushton shumë edhe në aspektin ekonomik. Prandaj, vetë propozimi nga pala e tretë dhe faktori i tretë na jep dilema se ky problem do të stërzgjatet”, shtoi Selmani.

Ditëve të fundit, janë shtuar aktivitet diplomatike në drejtim të zgjidhje së kontestit të pazgjidhshëm për disa dekada. Për rezultatin e takimit të fundit mes negociuesve me ndërmjetësim të z. Nimic, Qeveria do të del me qëndrim pas takimit të ditës së hënë, njoftoi zëv/kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.