Selmani: Kërcënimet nuk më frikësojnë


Në organizim të Sindikatës së pavarur të gazetarëve të Maqedonisë, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u mbajtë protestë e gazetarëve.

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani tha se nuk frikësohet nga kërcënimet dhe kërkoi që të ndërmerren masa të mënjëhershme që të mos bëhet vonë.

Ai shtoi se gazetarët janë nën kërcënime dhe po realizohet cenzurë në televizionet, dhe nga Qeveria nuk pranojmë arsyetime, kjo Qeveri duhet që të i ndalojë dhunuesit.

Ndërsa ministri, Robert Popovski tha se Qeveria ka zero tolerancë për kërcënimet ndaj gazetarëve. / TV21