Sela: Zaev më premtoi dy ministri, nëse bashkohem prap me Menduh Thaçin

Lideri i opozitës Shqiptare Ziadin Sela, në emisionin 200 në Alsat, për të parën herë në opinion zbardhi ofertën nga Zaev, që t’i jepet edhe një ministri krahas asaj të shëndetësisë shkruan shigjeta.net nëse i bashkëngjitet Thaçit, ose e merr atë në Aleancë.

“Aleanca për Shqiptarët doli nga qeveria për çështje parimore., e jo për atë se mbeti pa ministri. Për ndryshe, unë Kam pasur oferta nga Zaev që ose t’i bashkohem Thaçit, ose ta marrë atë me vete dhe të bëhem me dy ministri, jo me një”, theksoi Sela.