Sela: Votojmë Ligjin për gjuhët dhe braktisim Qeverinë

Kreu i “Aleancës për Shqiptarët”, Ziajdin Sela, paralajmëroi daljen e partisë së tij nga koalicioni qeveritar.

Kryeministri nuk ndejti në marrëveshjen e bërë paraprakisht për formonin e qeverisë. “Aleanca për Shqiptarët” është e përcaktuar për ta kthyer të drejtën, kemi dhënë kontribut për ta rrëzuar regjimin, por një pjesë e regjimit ende rrinë në qeveri. Qëllimi ynë ka qene që të jemi në qeveri deri në votimin e ligjit për gjuhen shqipe.  “Aleanca për Shqiptarët” nuk është pjesë e kalkulimeve tjera të ulëta. Kërkojmë nga Ministri që t’i shkarkoj zv /ministrat dhe te ri-formatoj qeverinë. Nëse Zaev nuk i shkarkon ministrat do i tërheq unë! – deklaroi Zijadin Sela.

Sela theksoi se do votojnë ligjin për gjuhën shqipe dhe pastaj nuk do jenë pjesë e qeverisë.