Sela vazhdon me dëshmin për 27 prillin: “Më maskuan si polic i lënduar për të dalë nga Kuvendi”


Në gjykatë, në rastin për sulmet ndaj Ziadin Selës më 27 prill në Kuvend, dëshminë e tij e dha i dëmtuari Sela.

Ai shpjegoi situatën e tërë se si ka ardhur deri te lëndimet. Nga të akuzuarit e drejtëpërdrjetë ai theksoi se ka parë Aleksandër Janevskin, i cili në video shihet me xhaketë të lëkurës dhe syze në kokë.

Sela tha se fillimisht kanë gjuajtur me gjësende ndaj grupit të deputetëve në pres qendrën e Kuvendit me ç’rast është goditur nga një shtizë e flamurit dhe një shtëpizë komjutori.

Sela shpjegoi se pasi kanë filluar të dalin deputetët nëpërmjet koridorit të formuar nga sigurimi i Kuvendit, Selës iu kanë vërsulur turma me çka kanë filluar ta godasin në kokë dhe trup.

Pas kësaj ka humbur vetëdijen dhe kujton se është zgjuar n0 sallën 334 të Kuvendit.

Ai njoftoi se nga Kuvendi e kanë larguar të maskuar si polic të lënduar.

Në fund Sela tha se ende ëahtë duke marrë terapi ndërsa si pasojë kujtesën nuk e ka si më parë dhe ka kokëdhimbje të shpeshta.