Sela thumbon Zaevin


Lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela ka bërë një koment të shkurt dhe domethënës në rrjetin social facebook. Me sa duket, mesazhin ia ka drejtuar kryeministrit Zoran Zaev i cili nuk është evropian aq sa tregohet.

Zaev shprehet se është i hapur për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme dhe të hapur për të gjithë, por nga ana tjetër mohon identitetin shqiptar dhe të drejtat e garantuara me konventat ndërkombëtare.

Ja komenti i Selës në rrjetin social facebook:

“Unë jam Shqiptar, unë flas gjuhën shqipe, kjo është e drejta ime, kjo është vlerë evropiane”!

Reagimi vjen si pasojë e këtyre qëndrimeve të publikuara të Zoran Zaev.